Teatrot e qyteteve të Kosovës do të bëhen me ligj të ri NULL NULL 07.08.2018 13:18 07.08.2018 13:18 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në një takim pune, drejtorët e Teatrove të qyteteve kryesore të Kosovës dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Teatrove të Kosovës. Ministri e përfaqësuesit biseduan edhe për hartimin e projektligjit për teatrot, me ç’rast Gashi njoftoi MKRS-ja është duke e përgatitur koncept dokumentin dhe besohet se teatrot e qyteteve të Kosovës do të bëhen me ligj të ri në pjesën e parë të vitit 2019. “Ndër të tjera, ligji do të parasheh rritjen e buxhetit dhe avantazhet tjera. Po ashtu, kjo politikë e re do të obligojë komunat dhe kryetarët e tyre që të ndajnë buxhet shtesë për teatrot dhe rritjen e numrit të stafit dhe futjen e tyre në lista të rregullta të pagave”, shpjegoi ministri, duke u zotuar se MKRS-ja do të punojë sa më shpejtë që është e mundur në hartimin e ligjit dhe duke përfshirë të gjitha palët e interesit. “Me miratimin e këtij ligji dhe zbatimin e tij, teatrot anekënd Kosovës do të stabilizohen dhe kjo drejtpërsëdrejti do të ndikojë në rritjen e aktiviteteve dhe vlerave artistike”. Përfaqësuesit e teatrove dhe sindikatës premtuan se do të angazhohen maksimalisht në bashkëpunim me MKRS-në që ligji në fjalë të jetësohet sa më shpejt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë