Teatri Rom “Nexhip Menekshe” sjellë premierën e dramës “Në Kërkim” NULL NULL 02.04.2025 14:00 02.04.2025 14:00 Në kuadër të manifestimit të 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, të hënën e 7 prillit jepet premiera e shfaqjes “Në Kërkim” e autorit Bertolt Brecht, me regji nga Mahir Musliu dhe asistent regjie Benjamin Menekshe. Drama “Në kërkim”, është një vepër kryesore teatrore nga dramaturgu me famë botërore, Bertolt Brecht, shkruar në vitin 1938. E përbërë nga një sërë skenash të pavarura, ajo përshkruan jetën e përditshme nën regjimin nazist, duke theksuar frikën, propagandën dhe represionin sistematik të kudondodhur. Tri akte të pavarura të kësaj përmbëledhje dramash rrëfejnë jetën nën torturë dhe represion. Secili nga këto akte kanë pavarësi dramaturgjike në të cilën fatet e personazheve bëjnë jetë të zymtë dhe nën shtetrrethim. E shkruar ndërsa autori ishte i mërguar në Danimarkë, shfaqja paraqet një tablo realiste që tregonë se si jeta e zakonshme nën nazistët përshkohej në mënyrë delikate nga dyshimi dhe ankthi. Shfaqja mbahet në Teatrin Rom “Nexhip Menekshe” në Prizren, nga ora 20:00, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.