Teatri mban zi për vdekjen e Arzanës, anulon shfaqjen NULL NULL 13.11.2019 15:55 13.11.2019 15:55 Teatri Kombëtar nëpërmjet një njoftimi për media bën të ditur se pas vdekjes së regjisores Arzana Kraja, në shenjë respekt ndaj familjes dhe komunitetit artistik ka anuluar shfaqjen e paraparë për natën e sontme. Njoftimi i plotë i TKK-së: “Të pikëlluar thellë nga humbja e hershme e artistes Arzana Kraja, Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe artdashësve. Në shenjë respekti ndaj familjes Kraja dhe komununitetit artistik TKK anulon shfaqjen e planifikuar për natën e sotme “. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 7 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë