Teatri “Adriana” me repertor të rregullt të shfaqjeve teatrore NULL NULL 03.11.2018 23:01 03.11.2018 23:01 Pritshmëritë e publikut ferizajas që gjatë gjithë vitit të ketë shfaqje teatrore po realizohen, kjo ngaqë nga muaji nëntor i këtij viti, Teatri “Adriana” ka përgatitur programin e rregullt të shfaqjeve teatrore, të cilat do të jepen para publikut ferizajas dhe më gjerë. Ky ndryshim vjen si rezultat i insistimit dhe angazhimit të Këshillit Drejtues dhe menaxhmentit të institucionit të teatrit. Në këtë program përfshihen prodhimet e Teatrit “Adriana” si dhe shfaqjet mysafire. Një kërkesë të tillë e ka mbështetur edhe komuniteti i aktorëve në Ferizaj. Programi i rregullt i shfaqjeve teatrore po realizohet për herë të parë në Ferizaj, ku në dërrasat e teatrit tonë do të ngjiten trupa të aktorëve nga qendra të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë. Teatri “Adriana”, fton publikun ferizajas që të ndjek prodhimet teatrore të këtij institucioni dhe të tjera prodhime të punuara gjatë vitit 2018. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 39 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë