Të vrarët në Kumanovë të varrosen në Prishtinë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të vrarët në Kumanovë të varrosen në Prishtinë

NULL NULL
22/05/2015
Kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kërkuar që të vrarët në konfliktin në Kumanovë të varrosen në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Në një intervistë për RTK-në, Jashari tha se ka qenë propozim i tyre që ata dëshmorë të varrosen në këtë vend në pamundësi që të varrosen atje ku kanë rënë.

“Konsideroj që nderi më i madh do të bëhej të varrosen në varrezat në Prishtinë. Jemi duke biseduar edhe me familjarët e tyre dhe një pjesë dërmuese janë të propozimit që të na japin mundësinë neve t’i nderojmë dhe të nderohen e të respektohen ashtu siç i ka hije”, tha Jashari