Të shtënat në shkollën fillore, Biden: Jam lodhur nga kjo gjë, duhet të veprojmë NULL NULL 25.05.2022 05:52 25.05.2022 05:52 U.S. President Joe Biden makes a statement about the school shooting in Uvalde, Texas shortly after Biden returned to Washington from his trip to South Korea and Japan, at the White House in Washington, U.S. May 24, 2022. REUTERS/Kevin Lamarque Derisa iu drejtua kombit amerikanë pas të shtënave masive të së martës në shkollën fillore Robb në Uvalde të Teksasit, presidenti Joe Biden kujtoi të shtënat në Sandy Hook të vitit 2012, ku vdiqën 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur. “Që nga ajo kohë, janë raportuar mbi 900 incidente me të shtëna me armë zjarri në mjediset e shkollave. Shkolla e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland, Florida, shkolla e mesme Santa Fe në Teksas, shkolla e mesme e Oksfordit në Miçigan, lista vazhdon e vazhdon, lista rritet. Duhet përfshirë edhe të shtënat masive në vende si kinematë, shtëpitë fetare, siç e pamë dhjetë ditë më parë në një dyqan ushqimesh në Buffalo, New York”. “Unë jam lodhur nga kjo gjë. Ne duhet të veprojmë. Dhe mos më thoni se nuk mund të kemi ndikim në këtë masakër”,ka thënë ai. Ai theksoi rëndësinë e “ligjeve obligative për armët”, duke thënë se jo çdo tragjedi mund të parandalohet, por këto ligje mund të kenë një ndikim pozitiv. “Ideja që një fëmijë 18-vjeçar mund të hyjë në një dyqan armësh dhe të blejë dy armë sulmi është thjesht e gabuar. Për çfarë ju duhet një armë në emër të Zotit përveçse të vrisni dikë?”, tha ai, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrustemi i VV-së “radhit” kontratat njëburimore të nënshkruara gjatë qeverive të kaluara 2 minuta më parë
Kosova Deliu-Kodra: Kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i kësaj qeverie 9 minuta më parë
Lajme Interpol: 3 trilionë dollarë në vit nga trafikimi i qenieve njerëzore në Azi, krizë globale 12 minuta më parë