Të shtënat në Kanada, numri i viktimave shkon në 22 NULL NULL 22.04.2020 08:45 22.04.2020 08:45 Numri i viktimave nga të shtënat me armë – më të këqijat në historinë moderne të Kanadasë – është rritur në 22 nga 19. Në mesin e viktimave është edhe një 17 vjeçare, një punonjëse shëndetësore e cila ishte shtatzënë, si dhe një oficer veteran i Policisë. Autoritetet akoma nuk e kanë definuar motivin e këtij krimi, derisa Policia thotë se sulmuesi njihte disa nga viktimat. Sulmuesi, një 51 vjeçar, është vrarë në konfrontim me policinë. Gjatë sulmit, ai kishte veshur një uniformë policie dhe voziste një automjet policie “të ngjashëm”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024