Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë, u arrestuan 70 persona e u lënduan tre NULL NULL 20.09.2024 09:08 20.09.2024 09:08 Shkatërrohen rreth 1 mijë armë të shkatërruara nga policia Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me armë në ahengje ka pranuar 74 raportime nga qytetarët e ka hapur 121 raste. Sipas MPB-së, gjatë gushtit, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat e armëve në ahengje ka konfiskuar 71 armë, 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe tre të tjerë janë lënduar. “Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ministria u bëri thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë në polici rastet e gjuajtjes me armë nëpër ahengje familjare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 1 orë më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 14 orë më parë