Lajmet e fundit

Një person ka humbur jetën dhe të paktën pesë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre rëndë, pas të shtënave me armë në veri të Zvicrës.
Policia kantonale e Aargaut ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një operacion për kapjen e të dyshuarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë fotografi apo video nga ngjarja t’ua dorëzojnë autoriteteve, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tabloidit zviceran “Blick”, ngjarja ka ndodhur gjatë një feste në një hipodrom.
Policia ka rrethuar zona të mëdha në qytetin e Aaraut dhe ka shtuar praninë e saj edhe në zonat përreth, si masë parandaluese.