22:45, 19 Janar 2020

Një çift bashkëshortësh raportohet se kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka” në zonë e Alliasit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e çifti, por ende nuk dihen shkaqet e plagosjes. Policia ka identifikuar të plagosurit, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një krim në familje, por policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./oranews.tv/

Konkurs Pune

Lexo më shumë