Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut NULL NULL 04.04.2025 09:09 04.04.2025 09:09 Dyshohet se disa persona kanë sulmuar dy burra në Mitrovicë të Jugut, derisa sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë, transmeton Klankosova.tv. “Është raportuar se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dy ankuesit meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 3 orë më parë