Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person NULL NULL 21.03.2023 08:41 21.03.2023 08:41 Arrestimi policia Në rrugën “Sulejman Hadum Aga” në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia njofton përmes një komunikate se pasi kanë pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.P., i lindur në vitin 2005. “Në posedim të të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 24 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet më tej në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.