22:48, 23 Shkurt 2020

Sot rreth orës 20:05 një person është arrestuar në fshatin Bellanicë të Malishevës, pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila ka shtuar se të njëjtit iu është konfiskuar arma dhe municioni.

“Me datë 23.02.2020 rreth orës 20:05 , stacioni policor në Malishevë është informuar për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Bellanicë të komunës së Malishevës”.

“Patrulla e Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë identifikuar personin e dyshuar dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij kanë gjetur një armë automatike me dy karikatorë dhe municion”.

“I dyshuari është arrestuar, arma, municioni dhe automjeti i tij janë sekuestruar. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Malishevë në koordinim me prokurorin e shtetit”.

 

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë