Të shtëna me armë në Veternik, plagosen tre persona NULL NULL 12.08.2024 10:35 12.08.2024 10:35 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Tre persona janë plagosur si pasojë e një rrahje që ka ndodhur mes disa personave në lagjen Veternik të Prishtinës. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rasti ka ndodhur rreth orës 06:30 të ditës së sotme. Të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim, ndërkohë policia ka nisur hetimet. “Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.