Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një 26 vjeçar NULL NULL 15.03.2019 07:10 15.03.2019 07:10 Një 26 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri që ka ndodhur te Komuna e Parisit në Tiranë, mbrëmjen e djeshme. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. 26 vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetë. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes për të mbledhur provat ndërkohë që janë ngritur disa postblloqe për të arrestuar autorët, të cilët janë larguar duke përfituar nga errësira, shkruan Top Channel. Grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje të plagosurin mbi konfliktet që mund të ketë pasur për të zbardhur ngjarjen. Pritet gjithashtu të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji 4 minuta më parë