22:36, 4 Prill 2020

Tre persona kanë shtënë me armë zjarri në Prishtinë në rrugën “Malush Kosova”.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre të shtënave që ndodhën në orën ku ndalohet dalja në rrugë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se rasti po vazhdon të hetohet nga organet e rendit.

“Rreth orës 19:37, policia është njoftuar se në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast ku janë përdorë armë zjarri. Policia ka intervenuar dhe shoqëruar në polici tre persona, në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja, policia po vazhdon ta trajtojë rastin”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë