Të shtëna me armë në një turmë në Kaliforni, dyshohet se ka viktima NULL NULL 22.01.2023 10:28 22.01.2023 10:28 Policia në Kaliforni po i përgjigjet disa të shtënave që kanë lënë disa të plagosur, sipas raportimeve të mediave amerikane. Incidenti ndodhi në Monterey Park, që ndodhet rreth 13 kilometra në lindje të Los Anxhelosit, pas orës 22:00 me orën lokale të së shtunës. Mijëra njerëz ishin mbledhur më herët në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park. Ende nuk është e qartë se sa njerëz janë qëlluar, ndërkohë që sipas raportimeve, janë mbi dhjetë të vdekur e mbi 20 të lënduar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 31 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 42 minuta më parë