Të shtëna me armë në Mitrovicë, arrestohet një 65-vjeçar NULL NULL 22.06.2025 09:30 22.06.2025 09:30 Foto ilustruese e arrestimit. Mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Dardanët” në Mitrovicë u raportua për të shtëna me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se të shtënat me armë ndodhën në një aheng familjar. Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar si A.R., 65-vjeçar dhe po ashtu u arrestua, derisa në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit ‘Pistoletë ’ me shtatë fishekë, transmeton Klankosova.tv. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuari i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, derisa policia ka bërë të ditur se ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 23 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day