Lajmet e fundit

E plotësuar në orën 11:36 me një deklarim nga restoranti Gizzi Grill
Të shtëna me armë zjarri dyshohet se kanë ndodhur mëngjesin e sotëm te restoranti "Gizzi Grill", në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Siç bëri të ditur ai, dy persona dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër është lënduar nga një mjet i mprehtë.
"Rasti është raportuar në Polici rreth orës 05:00, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të tre janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore", tha Pllana.
Klankosova.tv ka kontaktuar me restorantin në fjalë, të cilët kanë mohuar se rasti ka ndodhur te ta, duke theksuar se përleshja e armatosur ka ndodhur në parkingun e Qendrës Tregtare. /Klankosova.tv