Të shtëna me armë në Llukar të Prishtinës, dy të arrestuar NULL NULL 29.06.2025 08:53 29.06.2025 08:53 Foto ilustruese e gjuajtjes me armë zjarri. Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur dje në fshatin Llukar të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe sekuestruar katër gëzhoja e me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar. Po ashtu njërit prej të dyshuarve i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. Në konsultim me prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti në fjalë po hetohet dhe është iniciuar si “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.