Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna armësh në Viti, arrestohet një i dyshuar

NULL NULL
22.02.2024 09:28
policia arrestim
Foto ilustruese. Arrestimi

Një person është arrestuar në fshatin Budrikë e Epërme të Vitisë për shkak se dyshohet se ka shtënë me armë.

Policia ka bërë të ditur se me këtë rast, si provë materiale janë konfiskuar një armë e llojit AK 47, një karikator dhe 23 gëzhoja, njofton Klankosova.tv.

“Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit duke arritur që të identifikojnë lokacionin dhe të dyshuarin M.S. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar) i cili është arrestuar dhe sjellë në Stacionin Policor në Viti”.

“I dyshuari dyshohet se me armë ka shti në ajër. Me këtë rast si provë materiale janë konfiskuar një (1) armë e llojit AK 47, një (1) karikator dhe njëzet e tri (23) gëzhoja të kalibrit 7.62 mm të cilat do të përdoren dëshmi për gjykatën. I dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën për media.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.