Lajmet e fundit

Një person është plagosur aksidentalisht në këmbë me armë zjarri në Mamushë.
Policia bën të ditur përmes raportit se rasti është raportuar rreth orës 13:50, ku viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një tjetër mashkull kosovar.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë, nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”.