Të rinjtë serb kundër pavarësisë së Kosovës NULL NULL 04.05.2015 11:45 04.05.2015 11:45 Sipas një ankete të kryer nga Faktor Plus, të rinjtë në Serbi nuk janë të prirë për ndryshime në qëndrimet politike, sidomos në raport me njohjen e pavarësisë së Kosovës, bazuar në sondazhin e fundit të Faktor Plus. Të rinjtë në Serbi nuk janë të prirë për ndryshime në qëndrimet politike, sidomos në raport me njohjen e pavarësisë së Kosovës, bazuar në sondazhin e fundit të Faktor Plus. Sipas anketës së kryer në mes të datave 25-29 prill, me 800 të rinj të moshave 18-25 vjeçar, për sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës për hir të anëtarësimit në BE, 74 për qind thanë “JO”, 16 për qind “PO”, ndërsa 10 për qind të tyre janë në mëdyshje. E nëse do të organizohet një referendum gjithëpopullor në Serbi, del se 32 për qind e të rinjve janë për hyrjen e shtetit serb në Bashkimin Evropian, kundër 26 për qind, 17 për qind të pavendosur, ndërsa 25 për qind nuk do të votonin raportojnë mediat serbe. Kurse, 34 për qind e të anketuarve janë shprehur kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO, 30 nga ta janë shprehur të pavendosur, 21 për qind nuk do të votonin, ndërsa 15 për qind janë për “PO”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 22 orë më parë