Të premten qytetarët e Prishtinës mund të vaksinohen në sheshin “Zahir Pajaziti”

Të premten qytetarët e Prishtinës mund të vaksinohen në sheshin “Zahir Pajaziti”

NULL NULL
2 months më parë

Gjatë ditës së premte, qytetarët e Prishtinës që janë të interesuar të vaksinohen, këtë mund ta bëjnë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vaksinimi i qytetarëve do të bëhet nga ekipet mobile, përcjell Klankosova.tv.

“Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se ditën e premte, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Kjo ministri ka bërë të ditur se një proces i tillë do të fillojë së shpejti ehde në komunat e tjera të Kosovës.

“Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Tutje, përmes këtij njoftimi, Ministria e Shëndetëisë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.