Të premten ora e parë e mësimit në shkolla i kushtohet Ditës së Paqes - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të premten ora e parë e mësimit në shkolla i kushtohet Ditës së Paqes

NULL NULL
10/06/2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), që të premten në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, ora e parë e mësimit t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes.

Për nder të kësaj dite që shënon hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, sipas kalendarit shkollor për vitin 2020/21, në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar do të ketë pushim të hënën, më 14 qershor 2021, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, MAShTI inkurajon shkollat që në kuadër të aktiviteteve të tyre, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, gjatë kësaj dite, të përfshijnë edhe aktivitete vetëdijesuese kundër formave të rënda të punës së fëmijëve, dëmit, pasojave në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse.