“Të përbihen edhe Bjeshkët e Strellcit, vetëm bashkohuni”, thirrja e Ahmet Krasniqit gjatë luftës (VIDEO)

“Të përbihen edhe Bjeshkët e Strellcit, vetëm bashkohuni”, thirrja e Ahmet Krasniqit gjatë luftës (VIDEO)

NULL NULL
1 muaj më parë

Ushtaraku Hisen Berisha, ka folur për Kolonel Ahmet Krasniqi në 22 e vrasjes së tij, ditë në të cilën Komuna e Vushtrrisë i ka ngritur shtatore dhe ka emëruar shesh me emrin e tij.

Në Info Magazine, Berisha, ka thënë se Krasniqi, jetën e tij ia ka kushtuar bashkimit.

“Ajo çfarë na solli në mendje kjo ngjarje që përkon më ditën e vrasjes së tij ishte mesazhi që do të duhej të përçohen kur lidhen me karakterin, jetën dhe veprën e tij. E tërë jeta dhe veprimtaria e tij përçojnë një mesazh: Bashkimin – qoftë bashkimi i të gjitha kapaciteteve për t’i vënë në mbrojtje të Kosovës, bashkimi për ta fituar lirinë dhe ky mesazh vlen prapë, bashkimi për krijimin e shtetit të Kosovës”.

Berisha ka thënë se Kolonel Krasniqi ka qenë figurë mbipartiake.

“Fjalët u thanë për të, që ishin kulmore por nuk i shpëtuan dot politizimit dhe gjuhës politike, të personaliteteve politike që më pas paku pritet të ndjellin frymë përçarëse. Ahmet Krasniqi ka qenë më i madh se politika ditore e sotme, mbi parti. Baca në vizitat e tij në terren mesazhin e vetëm që kishte ishte: Të përbihen edhe bjeshkët e Strellcit, vetëm bashkohuni. Kjo ishte madhështia e tij”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.

“Këtë shprehje e ka pasë si mesazh për bashkim, unitetin. Këtë gjuhë kam pritur se në çdo përvjetor të tij do ta përcjellin të gjithë ata që do të thurin elozhe rreth emrit të tij. Ai e ka shkruar jetën e tij me veprën e tij”.