Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të paktën tetë të vdekur në aksidentin me balonë fluturuese në Brazil

NULL NULL
21.06.2025 16:25

Të paktën tetë persona kanë vdekur në një aksident me balonë fluturuese në Brazil, tha një guvernator shteti.

Të shtunën në mëngjes në bordin e balonës në qytetin Praia Grande ndodheshin 21 persona, tha Guvernatori i Santa Catarina, Jorginho Mello, në një postim në X.

Mello tha se 13 persona mbijetuan dhe tetë vdiqën. Ai tha se ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes duke kërkuar për të tjerë.

“Jemi të gjithë të tronditur nga aksidenti”, shtoi ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.