Lajmet e fundit

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Rusi pas asaj që zyrtarët e cilësuan si sulmi "në shkallën më të gjerë" i nisur nga Ukraina këtë vit.
Janë përdorur rreth 822 dronë – 600 prej të cilëve kishin si objektiv Moskën, sipas guvernatorit rajonal, i cili deklaroi se kryeqyteti rus kishte pësuar "një nga sulmet më masive me dronë në kohët e fundit". U godit një magazinë që i përkiste shitësit rus me pakicë në internet, "Wildberries", shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.
Sulmet ruse ndaj Ukrainës gjithashtu shkaktuan vdekjen e të paktën shtatë personave dhe plagosjen e më shumë se 39 të tjerëve.
Rusia i ka intensifikuar sulmet me raketa në të gjithë Ukrainën gjatë javëve të fundit, ndërsa edhe Kievi ka shtuar sulmet me dronë thellë brenda territorit rus.