Të paktën 65 të plagosur nga sulmet e fundit të Iranit në Izrael NULL NULL 19.06.2025 09:27 19.06.2025 09:27 Shërbimet emergjente izraelite raportuan se të paktën 65 persona u plagosën gjatë valës më të fundit të sulmeve të Iranit, të enjten. Sipas përditësimit nga Magen David Adom (MDA), shërbimi izraelit i urgjencës, tre persona janë në gjendje të rëndë, përfshirë një burrë 80-vjeçar dhe dy gra rreth moshës 70 vjeç. Dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të moderuar, ndërsa 42 të plagosur të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e traumave nga shrapnela dhe shpërthimet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, 18 persona kanë marrë lëndime gjatë tentativës për të arritur në vendstrehime, megjithëse nuk është specifikuar gjendja e tyre shëndetësore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidimi i Çekut, Halimi: Vetëvendosje ia ka dhënë në dorë fitoren LDK-së (VIDEO) 10 minuta më parë