Të paktën 3 të vdekur dhe 8 të plagosur nga stuhitë e fuqishme në Turqi (VIDEO) NULL NULL 29.11.2021 15:07 29.11.2021 15:07 Një stuhi e fuqishme goditi Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë të hënën, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke shkaktuar kërdi në qytetin me rreth 15 milionë banorë. Një grua u vra në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi të dhe fëmijën e saj. Fëmija mbijetoi me plagë. Diku tjetër në qytet, erërat rrëzuan një kullë sahati, shkulën pemë dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën tre kamionëve. Të paktën tetë persona u plagosën, raporton AP, transmeton Klankosova.tv. Bosfori, rruga e ngushtë ujore që ndan qytetin, u mbyll gjithashtu për trafikun detar dhe shërbimet e trageteve u anuluan. #Turkey– The strong wind hit the provinces of #Istanbul: 2 dead📹 pic.twitter.com/GsAEi2TYvh — Mete Sohtaoğlu (@metesohtaoglu) November 29, 2021 Footages from #Istanbul #BreakingNews#Fırtına pic.twitter.com/tbS9Omq9Yg — NEWS ALL TIME (@NEWS_ALL_TIME) November 29, 2021 VIDEO — Extreme winds tear off roofs, topple over containers in Istanbul, as death toll rises to 3 with at least 9 injured pic.twitter.com/oGBaz047Xx — DAILY SABAH (@DailySabah) November 29, 2021
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 01/02/2023