Të paktën 2 të vrarë dhe 10 të plagosur nga sulmi rus në Kupyansk NULL NULL 25.04.2023 14:42 25.04.2023 14:42 Autoritetet ukrainase kanë zbuluar një tjetër trup ndërsa kanë pastruar rrënojat e një muzeu në qytetin Kupyansk të goditur nga një raketë ruse të martën, duke çuar numrin e të vdekurve në dy. “Në total, trupat e dy grave të vdekura u nxorën nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar”, thanë nga Shërbimet e Urgjencës Shtetërore të Ukrainës. “Gjithashtu, 10 persona kanë mbetur të plagosur, 4 prej tyre janë shtruar në spital”. “Operacionet e kërkimit dhe heqja e rrënojave kanë përfunduar”, u tha më tej në deklaratë. Forcat ruse dyshohet se kanë përdorur një raketë sipërfaqësore S-300 për të synuar Kupyansk, sipas shefit të shtabit të presidentit ukrainas, Andrii Yermak. Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po bën “gjithçka për të shkatërruar plotësisht Ukrainën”, ndërsa komentoi një sulm raketor rus në Kupyansk, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Drejtësi për Liridonën’’, edhe në Tiranë mbahet protestë për vrasjen e Liridona Ademajt 3 minuta më parë