Lajmet e fundit
Kanë kaluar 27 vjet, por dhimbja dhe pritja për familjen Gjocaj nga Rashiqi i Pejës nuk kanë përfunduar.
Amanetin e nënës që tash nuk jeton më, ende nuk e çuan në vend, e kjo po ua shton edhe më shumë dhimbjen që ka familja Gjocaj, raporton Klan Kosova.
Emine Bytyqi dhe familja e saj, që 27 vjet nuk dinë gjë për dy anëtarë të familjes, te cilët më 7 prill 1999-të u nisën për tu larguar në një vend më të sigurt bashkë më bashkëfshatarët e tjerë, por nga ajo ditë nuk dihet asnjë për fatin e tyre.
Familja, në mungesë të përgjigjeve, ndër vite ka bërë edhe kërkime vetë, duke kaluar nëpër zona të ndryshme malore në përpjekje për të gjetur ndonjë gjurmë.
Shpresa se një ditë do të mësohet e vërteta ende ekziston, por pas 27 vitesh ajo është zbehur ndjeshëm.
Por, rasti i familjes Bytyqi nuk është i vetmi.
Në Rashiq, një fshat me rreth 100 shtëpi, që nga pranvera e vitit 1999 mungojnë 18 persona.
Përfaqësuesi i veteranëve atje, Adem Ismajlaj, thotë se kalimi i viteve ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjeve.
Sipas të dhënave të familjarëve, grupi me të cilin ishin nisur të zhdukurit përbëhej nga 13 ushtarë dhe 11 civilë. Gjashtë prej tyre ishin mysafirë që në atë kohë kishin ardhur për strehim nga Klina dhe Juniku.
Për familjet e të zhdukurve, 27 vjet më pas, mungesa e varrit dhe e një përgjigjeje të saktë mbetet një plagë e hapur.