13:20, 16 Maj 2019

Andin Hoti, i biri i veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti, ka thënë se në këtë 20 vjetor të kujtimit të babait të tij, nuk i takon të flasë gjatë rreth këtij rasti.

Por ai ka deklaruar se të pagjeturit në Kosovë, kanë vetëm një adresë e ajo është Serbia, njofton Klan Kosova.

”Në 20 vjetorin e zhdukjes se babës dhe shume të tjerëve nuk me takon të flasë gjatë”.

”Fati i babit dhe i të zhdukurve të tjerë, janë metaforë e dështimit politik të faktorit ndërkombëtarë dhe institucioneve kosovare”.

”Të pagjeturit kanë vetëm një adresë ajo është Serbia”.

”Ftoj Institucionet e Kosovës të kundërshtojnë marrëveshjen me Serbinë deri në zbardhjen e fatit të pagjeturve tanë”, ka thënë ai ndërsa ka falënderuar pjesëmarrësit e Akademisë Përkujtimore në nderim të babait të tij, Ukshin Hotit.

”Duke ndjerë krenari e zbrazëti me lejoni te ju falënderoj për Akademinë Përkujtimore, veçanërisht kryeministrin Ramush Haradinaj”.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë