Të njihen diplomat e Veriut - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të njihen diplomat e Veriut

NULL NULL
26/05/2015
Ministri për Kthim dhe Komunitete , Deliver Jebtic gjatë një takimi me ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka bërë thirrje që të njihen diplomat e Universitetit të Mitrovicës Veriore.

Ministri ka theksuar së përmes njohjes së këtyre diplomave do të krijohen lehtësi për punësim dhe do të kontribuonte edhe në një kthim të qëndrushëm të serbëve në Kosovë.

‘’Duke marrë parasysh se përfaqësimi i pakicave në institucionet e Kosovës është gjithsej diku rreth 4% prej 10% të mundshme, duhet të vijë deri tek njohja e diplomave të fituara në fakulltetet në Mitrovicën e Veriut, sepse kjo do të lehtësoj procesin e punësimit. Sado që kjo duket si çështje teknike, në thelb bëhet fjalë për vullnetin politik për zgjidhjen e kësaj çështje. Rekomandimi është që të vijë deri tek zgjidhja e kësaj çështje, diplomat të pranohen që të mundësohet të rinjve punësimi, sepse edhe kjo i përket kthimit të qëndrueshëm dhe mbijetesës së serbëve në Kosovë’’, ka thënë Ministri Jevtic,transmeton, Klan Kosova.

Gjatë këtij takimit, ministri së bashku me ambasadoren diskutuan edhe rreth kthimit të komunitetit serb dhe forcimit të mardhënieve në fushën e ekonomisë. klankosova.tv