Të moshuarit në Kinë protestojnë për uljen e përfitimeve shëndetësore NULL NULL 16.02.2023 08:32 16.02.2023 08:32 Turmat e pensionistëve në Kinë kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar kundër shkurtimeve të përfitimeve të tyre mjekësore. Ata u mblodhën të mërkurën për herë të dytë në Ëuhan, ku u zbulua për herë të parë COVID-19 dhe gjithashtu në qytetin verilindor të Dalianit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Raundi i dytë i protestave në shtatë ditë ushtron presion mbi administratën e Presidentit Xi Jinping vetëm disa javë përpara Kongresit Kombëtar Popullor vjetor, i cili do të sjellë një ekip të ri udhëheqës. Protestat u zhvilluan fillimisht në Wuhan më 8 shkurt, pasi autoritetet provinciale thanë se po ulnin nivelin e shpenzimeve mjekësore që pensionistët mund të kërkojnë nga qeveria. Pamjet e mediave sociale tregojnë se protestuesit janë kryesisht pensionistë të moshuar, të cilët thonë se kjo vjen në një kohë të rritjes së kostove të kujdesit shëndetësor. Megjithëse çështje të tilla të sigurimit shëndetësor trajtohen në nivel provincial, protestat janë përhapur në pjesë të ndryshme të vendit në atë që duket të jetë një besim i rinovuar në fuqinë e demonstrimit në Kinë. Në fund të vitit të kaluar, mijëra të rinj kinezë morën pjesë në protesta që përfundimisht detyruan qeverinë të përmbyste masat e saj të rrepta zero-COVID, njerëzit ishin lodhur nga testimi masiv dhe bllokimet e papritura, gjithëpërfshirëse që kishin shkatërruar ekonominë, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.