Të mitur me probleme mendore dilnin të veshur me të bardha tek “Varret e Shalës” në Ngucat (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 15.03.2023 20:27 nga Flamur Gajtani 15.03.2023 20:27 Më shumë se nga të vdekurit, frikë kanë nga disa të gjallë. Banorët e Ngucatit të Malishevës ditëve të fundit kanë hasur disa herë gjatë natës në persona që po dalin me mbulesa të bardha tek vendi i njohur si “Varret e Shalës”. Ndonëse nuk i ka parë, dikush që ka dëgjuar për këtë, kërkon largimin e tyre, njofton Klan Kosova. Ngucatasit më të rinj, dinë më shumë për ata që së fundi flet i gjithë fshati. E një më i moshuar, apelon te bashkëvendësit të mos kenë drojë se ka rrezik nga ta. Ka të tjerë që i njohin edhe më mirë këta të rinjtë problematikë. Për rastin u njoftua këto ditë edhe policia që për shkak se të përfshirët në rast ishin fëmijë dhe dyshohet me probleme mendore nuk hapën fare rast, por i orientuan te Qendra për Punë Sociale. E Shqipron Berisha drejtor i QPS-së në Malishevë, konfirmoi se kanë intervistuar prindin e këtyre fëmijëve dhe kanë marrë zotim se sjellje të tilla nuk do të përsëriten më. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months