Të mirat që vijnë nga lëkura e patateve

Të mirat që vijnë nga lëkura e patateve

10 muaj më parë

Pure apo të skuqura, sido që t’i pëlqeni patatet, është mirë që të mos i qëroni ato. Ngrënia e patateve me gjithë lëkurë është shumë e dobishme për shëndetin.

Ndihmojnë në normalizimin e presionit të gjakut. Kjo sepse lëkura e patateve përmban sasi të larta të kaliumit, një mineral që ndihmon relaksimin e mureve të enëve të gjakut duke luftuar kështu presionin e lartë të gjakut.

Janë gjithashtu të dobishme për metabolizmin dhe muskujt. Kaliumi është i dobishëm jo vetëm për të mbajtur nën kontroll presionin e lartë të gjakut, por gjithashtu rregullon normën e metabolizmit. Minerali në fjalë ëhtë i rëndësihëm për kontraktimin e muskujve skeletorë gjithashtu. Ekspertët thonë gjithashtu se kaliumi luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e qelizave nervore.

Janë të pasura me fibra dietike. Lëkurat e patateve kanë sasi vërtet mbreslënëse fibrash distike të cilat ndihmojnë uljen e kolesterolit të keq. Fibrat janë të rëndësishme për zorrët dhe parandalimin e kapsllëkut. Ekspertët thonë se ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra të tilla si patatet e paqëruara mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë.