Të mërkurën vazhdon seanca konstituive e Kuvendit NULL NULL 19.08.2025 11:40 19.08.2025 11:40 Seanca e radhës e Kuvendit, e cila ishte ndërprerë për shkak të bllokadës trejavore, do të vazhdojë nesër nga ora 11:00. Ky hap vjen pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30 ditësh, transmeton Klankosova.tv. Siç bëhet e ditur në njoftimin nga Drejtoria për Media e Kuvendit, në rend të ditës janë dy pika: zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.