Të mërkurën grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës. NULL NULL nga Endrit Zogaj 20.02.2023 18:02 nga Endrit Zogaj 20.02.2023 18:02 Të mërkurën në Gjakovë grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës Kjo kombëtare merr pjesë në Kampionatin e 16-të Mesdhetarë që mbahet në Greqi prej 26 shkurtit deri më 5 mars. Kryetrajneri i “Dardaneve” U17, Mitat Ferati, më herët ka shpallur listën e lojtareve në të cilat llogaritë. Mesdhetari vlerësohet garë e fortë, ndërsa synim i kombëtares sonë është zhvillimi i mëtejmë. Ky do të jetë grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate. Algjeria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Spanja, Tunizia dhe Turqia janë kombëtaret tjera pjesëmarrëse. Pas disa ditë përgatitje në Gjakovë, Kombëtarja udhëton për në Greqi.