Të mbijetuarit po nxirren nga rrënojat edhe më shumë se 24 orë pas tërmetit (VIDEO) NULL NULL 07.02.2023 08:59 07.02.2023 08:59 Të mbijetuarit ende po nxirren nga rrënojat në Turqi dhe Siri, më shumë se 24 orë pasi një tërmet i fuqishëm rrëzoi mijëra shtëpi, duke vrarë afro 4800 njerëz. Midis të mbijetuarve ishte një djalë 14-vjeçar i cili dukej se ishte i vetëdijshëm ndërsa shpëtimtarët e transportuan me barelë në një ambulancë në qytetin jugor të Turqisë, Kahramanmaras. “Më në fund! Ai është shpëtuar”, tha një reporter i CNN Turk, i cili transmetoi drejtpërdrejt shpëtimin. Ndërsa shpëtimi i djalit ofron një fije shprese se të tjerët do t’i mbijetojnë kushteve atmosferike, numri i të vdekurve vazhdon të rritet, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi të hënën pak pas orës 4 të mëngjesit me orën lokale. Në linkun më poshtë mund të gjeni pamjet nga ky tërmet: https://edition.cnn.com/2023/02/06/europe/turkey-syria-earthquake-tuesday-intl-hnk/index.html
Kosova Konjufca: Pa kryeministër nuk bëhet Asociacioni - e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur 2 months
Kosova Shikoni momentin kur FSK nxjerr të gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi nënën e dyvjeçares (VIDEO) 2 months