Të martën tërheqja e shortit për çerekfinalen e Kupës së Kosovës NULL NULL 25.02.2023 16:06 25.02.2023 16:06 Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar klubet dhe opinionin se tërheqja e shortit për fazën e çerekfinales së Kupës së Kosovës, do të mbahet, të martën, më datë 28 shkurt, në orën 12:00 në selinë e federatës. Klubet pjesëmarrëse në këtë fazë të garës janë Prishtina, Llapi, Ballkani, Gjilani, Malisheva, Behari, Trepça’89 dhe Vushtrria. Ndeshjet e ardhshme të kësaj gare pritet të sjellin përballje mjaft interesante dhe përplot emocion. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS