Të martën koncerti përmbyllës i edicionit të sivjetmë të ReMusica-së - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të martën koncerti përmbyllës i edicionit të sivjetmë të ReMusica-së

NULL NULL
22.05.2023 12:07

Të martën do të mbahet koncerti përmbyllës i edicionit të 22-të i festivalit ndërkombëtar ReMusica Festival 2023.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në koncertin e mbylljes së Edicionit të 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës – ReMusica Festival 2023, me koncert simfonik: EUROPEAN UNION YOUTH ORCHESTRA E martë, 23.05.2023, Atelieja e Pallatit të Rinisë ne orën 20.00”, thuhet në njoftimin e ReMusica Festivalit.

“Orkestra Simfonike e themeluar nga Claudio Abbado European Union Youth Orchestra, së bashku me anëtarët e WBYO – Western Balkans Orchestra dhe solist Daniel Rowland, do të mbyllin Edicionin e 22-të të festivalit ReMusica.

“Orkestra Rinore e Bashkimit Evropian është njëra nga orkestrat simfonike më të shquara në botë, e cilësuar si ‘institucion elitar i llojit të vet’ nga New York Times, dhe ‘ambasadori me i mirë i Bashkimit Evropian’ nga ish-Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker”.