Të martën hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës  - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të martën hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës 

NULL NULL
18.03.2023 16:48

Komisioni i Garave njofton se shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet më 21 mars (e martë) në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria.

Në këtë fazë ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Siç dihet fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2023/24.