Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të kesh një mace dyfishon rrezikun e çrregullimeve serioze të trurit

NULL NULL
09.12.2023 08:12
Mace
Mace

Të posedosh një mace mund të dyfishojë rrezikun e çrregullimeve të lidhura me skizofreninë, sugjeron një studim.

Ekspozimi ndaj maces rrit shanset për të zhvilluar çrregullimet mendore me 2.24 herë, zbuluan studiuesit australianë.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se një parazit i quajtur Toxoplasma gondii mund të jetë pas këtij çrregullimi .

Mjkeu John McGrath, i Qendrës për Kërkime të Shëndetit Mendor në Queensland, tha: “Ne gjetëm një lidhje midis pronës së maceve dhe rritjes së gjasave për të zhvilluar çrregullime të lidhura me skizofreninë. Pas përshtatjes për variacionet, ne zbuluam se individët e ekspozuar ndaj maceve kishin afërsisht dy herë më shumë gjasa për të zhvilluar skizofreni”, shruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Simptomat përfshijnë halucinacione, deluzione, mendime dhe të folur të ngatërruar, humbje të interesit për aktivitetet e përditshme dhe dëshirë për të shmangur njerëzit.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton saktësisht, por besojnë se ekziston një kombinim i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Toxoplasma gondii është lidhur me ndryshimet e personalitetit, simptomat psikotike dhe disa çrregullime neurologjike, duke përfshirë skizofreninë.

Normalisht është një parazit i padëmshëm që përhapet përmes mishit të papjekur, ujit të kontaminuar ose kafshimit nga një kafshë e infektuar, duke përfshirë këtu edhe macet.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.