“Të kam dashur gjithmonë”, momenti kur veterani 97 vjeçar ribashkohet me të dashurën 75 vjeçare NULL NULL 13.06.2019 11:32 13.06.2019 11:32 Një video shumë prekëse paraqet dy të moshuar të cilët nuk janë takuar me njëri tjetrin qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shkruan Express.co.uk, transmeton Klan Kosova. Amerikani veteran është xhiruar pas takimit me të dashurën e tij franceze, 75 vjeçare. KT, Robbins, tani 97 vjeçar, kishte rënë në dashuri me një vajzë 18 vjecare, Jeannine Pierson nee Ganayen, tani 92 vjeçare, ndërsa po qëndronte në vendlindjen e saj, Briey, në vitin 1944. Atij pas dy muajsh, i kishin thënë që duhej të largohej shpejt nga fshati dhe të shkonte në Frontin Lindor për të luftuar. Pas 75 vjetësh, ata u ribashkuan me ndihmën e gazetarëve ndërsa në videon për BBC-në, Robbins tha: “Jeannine. Emri i saj është Jeannine Ganaye, Sigurisht, nuk do ta shoh kurrë”. Pasi iu komunikua lajmi se gazetarët e kishin gjetur gruan, Robbins tha: Nuk po mund ta besoj që kjo gjë është e vërtetë. Ndërsa Jeannine tha se gjithmonë kishte menduar për të, për personin që ishte dashuruar 75 vjet më parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.