19:48, 7 Korrik 2020

Chelsea po fiton me epërsi prej dy golash ndaj Crystal Palace në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të javës së 34-t të Premier Ligës.

Kësaj radhe realizoi Cristian Pulisic në minutën e 27-të, pasi që golin e parë e kishte realizuar francezi, Olivier Giroud.

Sidoqoftë, në të dyja rastet asistues ishte braziliani Willian, dhe një rezultat i tillë i konvenon Chelsea-s që po lufton për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë