Të ishte e verbër është dëshira që i plotësohet pas disa vjetësh - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të ishte e verbër është dëshira që i plotësohet pas disa vjetësh

NULL NULL
02/10/2015

Jewel Shuping, 30 vjeç, nga Karolina e Jugut në SHBA, është një person që ëndërronte të ishte e verbër. Ajo vuan nga Çrregullimi i Identitetit të Trupit, ku personat me aftësi normale besojnë se duhet të jenë me aftësi të kufizuara.

Dëshira e saj për të humbur shikimin ishte aq e madhe, sa një psikolog i hodhi pastrues tubacionesh në sy dhe tani ajo është e verbër.

Shuping thotë se fiksimi i saj pas verbërisë nisi që në moshën 3 vjeçare, kur ecte në errësirë natën në korridore.

Kur ishte gjashtë vjeç, ndihej shumë rehat me verbërinë. Kur mamaja i tha se ia dëmton sytë, ajo nisi të shihte diellin direkt pa syze.

Pasi u verbua, familja ka hequr dorë prej saj, ndërsa tani ajo mbështetet tek ish-i fejuari, Mike, 50 vjeç, që është i verbër. /albeu