Të huajt çmenden pas ushqimit në Prishtinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të huajt çmenden pas ushqimit në Prishtinë

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 07/08/2022

Pasditen e kanë të rezervuar për festivalin Sunny Hill.

E paradite, ata që erdhën në Kosovë veç për këtë organizim, po lënë para në baret e restorantet e kryeqytetit, të cilat po thonë se po u pëlqejnë shumë.

Disa erdhën nga Brazili Greqia e Gjermani tashmë i kanë provuar gati të gjitha ushqimet tradicionale, të cilat u duken të shijshme.

Të tjerë edhe po vizitojnë vendet historike në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Këta, e 20 mijë qytetarët e tjerë që blenë bileta për Sunny Hillin e sivjetem, të dielën e kanë natën e fundit të festivalit. Ylli i mbrëmjes së katër me radhë është DJ amerikan Diplo, e veç tij në skenë do të ngjiten edhe artistë të tjerë vendor.