Të hënën mblidhet kuvendi, diskutohet për raportin 100 ditësh të punës së qeverisë NULL NULL 27.07.2021 16:27 27.07.2021 16:27 Kuvendi i Kosovës seancën e radhës do ta mbajë me 2 gusht pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me raportin 100 ditësh të punës së qeverisë. Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka publikuar dokumentin si të plotë ndërsa sot në kryesi është miratuar kërkesa e PDK-së për të debatuar. “Ne e kemi pasur një dokument që është publikuar si i plotë. Sot në kryesi u miratua kërkesa e PDK-së për të debatuar dhe ky debat do të bëhet me 2 gusht, pra të hënën”, është shprehur Kusari-Lila në konferencë për media, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024