Të hënën mbahet seanca e përbashkët e qeverive Mali i Zi – Shqipëri NULL NULL 24.02.2023 20:47 24.02.2023 20:47 Të hënën do të mbahet seanca e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë, në godinën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), Podgoricë. Pritet që ceremonia e mirëseardhjes solemne dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së të fillojë në orën 10:30, ndërsa fillimi i seancës së përbashkët është planifikuar për në orën 10:45. Gjatë këtij takimi është parashikuar po ashtu që të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. / a2news *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Lufta në Ukrainë, Starmer: E rëndësishme të veprohet menjëherë nëse ka një marrëveshje paqeje 3 minuta më parë